image Kylie Jenner festoi 25-vjetorin e lindjes, nëna i bën dhuratë një çantë prej 100 mijë dollarësh

Bota e Yjeve

Kylie Jenner festoi 25-vjetorin e lindjes, nëna i bën dhuratë një çantë prej 100 mijë dollarësh

news image

Dy ditë më parë, Kylie Jenner festoi ditëlindjen e 25-të. Ajo organizoi një festë private në një jaht, ku ftoi miqtë më të ngushtë dhe familjarët e saj.

Ndërkohë, sot është zbuluar dhurata që nëna e saj, Kris Jenner, i ka bërë të bijës. Bëhet fjalë për një çantë të rrallë, Hermes Birkin, e cila kushton rreth 100 mijë dollarë.

Në video e publikuar nga The Independent, themeluesja e Kylie Cosmetics hapi dy nga kutitë e firmës së Hermes në ngjyrë portokalli, ndërsa të gjithë të ftuarit e saj e shikonin.

Kutia e parë përmbante një palë pantofla portokalli pelushi të Hermes, të cilat shiten me pakicë për 670 dollarë.

/GazetaSinjali/