image Ky është veterani i UÇK-së që dyshohet se humbi jetën pasi e zuri ashensori në Pejë

Siguri

Ky është veterani i UÇK-së që dyshohet se humbi jetën pasi e zuri ashensori në Pejë

news image

Gazeta Sinjali pak më parë raportoi për një ngjarje të dhimbshme që ka ndodhur në qytetin e Pejës ku një person dyshohet se ka humbur jetën në mënyrë tragjike, si pasojë e lëndime të rënda që ka marrë pasi e ka zënë ashensori i një ndërtese.

Sinjali ka mësuar nga burimet e veta se viktima është veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe bëhet fjalë për Deli Lekajn.

Ndërkohë rastin për Sinjalin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili tha se ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 15:00, teksa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë kompetente.

“Sot rreth orës 15:00, Policia është informuar se në rrugen ” Ali pashë Tepelena” në Pejë, ka ndodhur një incident në ashensorin e një banese kolektive shumë katëshe. Njësitet Policore menjëherë iu kanë përgjigjur vendit të ngjarjës, gjithashtu edhe ekipi mjekësor te cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimes, mashkull 54 vjeqar. Ne vendngjarje gjithashtu ka dalë edhe Prokurori i shtetit i cili pas ekzaminimit të vendit të ngjarjës ka urdhëruar që trupi i pajetë i viktimës të dërgohet në institutin e mjekësisë ligjore për obduksion, ndërsa rasti cilësohet ” Hetim i vdekjes””, tha Rugova.

/GazetaSinjali/