image Ky është vendimi i Gjykatës për 28-vjeçarin nga Gjilani që dyshohet për prostitucion bashkë me shtetasen e Serbisë

Drejtësi

Ky është vendimi i Gjykatës për 28-vjeçarin nga Gjilani që dyshohet për prostitucion bashkë me shtetasen e Serbisë

news image

Dy persona të dyshuar për mundësim prostitucioni që ishin objekt i hetimeve të zhvilluara nga Njësia për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, u arrestuan të hënën në Gjilan, nën dyshimin se kanë kryer këtë vepër penale në bashkëkryerje. Shtetasja serbe Nadikana Gudinci dhe 28-vjeçari kosovar, Etrit Jashari u ndaluan për 48 orë, derisa ndaj këtij të fundit u kërkuar caktimi i masës së sigurisë.

Nga Prokuroria bënë të ditur për Sinjalin se ndaj Jasharit është kërkuar masa e paraburgimit.

“Ju njoftojë se lidhur me rastin në fjalë,  Prokurori I Shtetit, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurin  E.J, për shkak të veprës “Mundësim apo detyrim në prostitucion” nga neni 234 paragraf 1 të KPRK-së. Kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit është dorëzuar në Gjykatën Themelore për procedim të mëtejmë”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë.

Kjo kërkesë është aprovuar dhe me vendim të Gjykatës, i dyshuari është dërguar në paraburgim për një muaj.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Gjykatës Themelore në Gjilan, Sabit Shkodra.

“Gjyqtari i procedurës paraprake, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Gjilan, duke i caktuar masën e paraburgimit të pandehurit në kohëzgjatje prej 1 muaji.”

Ndryshe, Sinjali ka raportuar se Jashari bashkë me shtetasen e Serbisë dyshohen se kanë kryer këtë vepër në motelin “Dardania” në Gjilan për një periudhë të caktuar.

Në anën tjetër, në lidhje me shtetasen e Serbisë, pritet të njoftohen autoritetet serbe për arrestimin e saj, përmes bashkëpunimit me ILECU.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata

/GazetaSinjali/