image Ky është vendimi i fundit i Ministrisë së Arsimit për Testin e Arritshmërisë për klasët e 9-ta

Arsim

Ky është vendimi i fundit i Ministrisë së Arsimit për Testin e Arritshmërisë për klasët e 9-ta

news image

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASh), ka organizuar sot një takim me drejtorët e Drejtorive Komunale të Arsimit dhe drejtorët e departamenteve të MASh, ku ka marrë pjesë edhe ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj.

Drejtorët e DKA-ve kërkuan që të mbahet Testi i Arritshmërisë dhe me kërkesë tyre u vendos që ky test të mbahet, pasi që drejtorët u deklaruan se komunat i kanë mundësitë që të zbatojnë masat mbrojtëse të kërkuara nga institucionet kompetente.

“Gjatë takimit, u diskutua edhe për përgatitjet që janë bërë për Testin e Maturës dhe përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor, megjithatë u konstatua se vendimet do të merren konform rrethanave pandemike”, njofton tutje komunikata e ministrisë. /Gazeta Sinjali/