image Ky është sqarimi i Shpend Ahmetit pas fotografisë ku shihej në një veturë të shtrenjtë

Kosovë

Ky është sqarimi i Shpend Ahmetit pas fotografisë ku shihej në një veturë të shtrenjtë

news image

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka sqaruar një fotografi që po qarkullon nëpër rrjetet sociale, teksa shihet ai në një veturë të shtrenjtë, shkruan Gazeta Sinjali.

Ahmeti përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se fotografia ku ai shihet në një veturë BMW nuk është e tij por e një miku nga diaspora.

Ai ka thënë tutje se shpenzimet e tij si kryetar kryeqyteti janë më të ulëtat në Kosovë.

Natyrisht se nuk kam ble e as që jam pronar i ndonjë makine të tillë. Lehtë e verifikueshme. E as nuk jam mshef. Foto në Kosovë. Kemi qenë me një mik timin nga diaspora i cili është me mu në makinë dhe i cili ka ardh me votu. Kam edhe kohën time të lirë që e kaloj me familje e miq. Pasuria ime është ajo që ka qenë. Shpenzimet e mia zyrtare si kryetar janë më të ultat në Kosovë. Mua më vjen mirë që standardi për mua është se nuk kam të drejtë as me hyp në makinë të dikujt, prandaj edhe e bëra këtë shpjegim. Legjitime. Shpresoj që kjo një ditë të vlej për krejt politikanët”, ka shkruar Ahmeti. /Gazeta Sinjali/