image Iu gjetën 107 kg në kamion: Ky është shoferi i arrestuar në terminalin doganor në Prishtinë

Siguri

Iu gjetën 107 kg në kamion: Ky është shoferi i arrestuar në terminalin doganor në Prishtinë

news image

Gazeta Sinjali raportoi sot ekskluzivisht për kapjen e 107 kilogramë drogë në një kamion me targa të Serbisë në terminalin doganor “Inter Europa” në Prishtinë, ku u kapën mbi 100 qese me marihuanë dhe u arrestua shoferi i dyshuar. Lajmi është konfirmuar edhe nga Policia, ndërkohë që Sinjali ka mësuar identitetin e të arrestuarit dhe detaje të reja. 

Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se shoferi që u arrestua pasi iu gjetën rreth 107 kg drogë në kamion është Milos Pesic, i cili tashmë ndodhet nën masën e ndalimit policor.

Droga është gjetur në dy rezervuarët e derivateve, në bunkerë të modifikuar, ku në brendi kishte 101 paketime të plastikës me substancë narkotike të dyshuar, të llojit marihuanë.

326728198 890187065533334 7341607818882649111 n

Pas përfundimit të aksionit, i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor,  ku është intervistuar nga Njësia për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë dhe më pas me urdhër të Prokurorit të Shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/