image Ky është serbi i arrestuar në veri, dyshohet për sulmin ndaj Policisë dhe djegien e veturave me targat RKS

Siguri

Ky është serbi i arrestuar në veri, dyshohet për sulmin ndaj Policisë dhe djegien e veturave me targat RKS

news image

Disa incidente të njëpasnjëshme kanë ndodhur ditët e fundit në komunat veriore të banuara me shumicë serbe. Tetë vetura të serbëve lokalë, shtatë prej tyre me targa RKS, janë përfshirë nga zjarri dhe për këtë sot është arrestuar një person i dyshuar, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se i dyshuari është Milovan Bozoviç, 36-vjeçar.

Bozoviç sipas njoftimit të Policisë, dyshohet se është përfshirë edhe në sulmin ndaj Policisë së Kosovës muaj më parë, ku si pasojë kishin mbetur të plagosur dy zyrtarë policorë.

I njëjti po dyshohet se u ka vënë flakën disa veturave në Zubin Potok.

Sipas ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla, 36-vjeçari ishte pjesë aktive e strukturës kriminale të të ashtuquajturës “Mbrojtje Civile”.

Sipas Policisë, shtetasi serb i arrestuar sot akuzohet për “Pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal të organizuar”, “Vrasje në tentativë”, “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/