image Ky është qyteti i Shqipërisë pa asnjë të prekur me koronavirus

Rajon

Ky është qyteti i Shqipërisë pa asnjë të prekur me koronavirus

news image

Gjirokastra vijon të mos ketë raste të të prekurve nga Covid 19.

Të gjitha rezultatet e testimeve deri më tani kanë dalë negative.

Nën karantinë të detyruar janë rreth 80 persona të mbërritur gjatë ditëve të fundit nga Greqia, Italia dhe Franca, raportojnë mediat në Shqipëri.

Shërbimi Epidemiologjik ju ka bërë thirrje sot qytetarëve të qarkut që kanë vizituar qarqe të tjera të hyjnë në karantinë sepse ndaj tyre do të ketë ndëshkime të njëjta me ata që duhet të respektojnë karantinën pasi kanë ardhur nga vende të tjera.

Ndryshe, deri tani në Shqipëri janë konfirmuar rreth 377 raste të prekura me pandeminë globale Covid-19./GazetaSinjali/