image Ky është personi që u gjet pa shenja jete në një furgon në Rahovec

Siguri

Ky është personi që u gjet pa shenja jete në një furgon në Rahovec

news image

Gazeta Sinjali pak më parë raportoi se sonte në rrugën “Xhelal Hajda” në Rahovec, është gjetur pa shenja jete një person.

Sinjali mëson se personi që u gjet i vdekur është Avdyl Elshani, 76-vjeçar nga fshati Apterush i Rahovecit.

Ai dyshohet se ka pësuar sulm në zemër.

Një sinjalizues i tha Sinjalit se i ndjeri ka jetuar një kohë të gjatë në Gjermani.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Në vendin e ngjarjes ka dalë mjeku kujdestar i cili e ka konstatuar  vdekjen  dhe dyshohet se ka vdekuar nga infarkti.”

/GazetaSinjali/