image Ky është parashikimi i motit

Kosovë

Ky është parashikimi i motit

news image

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë parashikimin e motit për ditën e sotme, e ku pritet që të ketë temperatura edhe në minus.

Sipas njoftimit të tyre, gjatë ditës së sotme temperatura minimale do të shënojë -4 gradë Celsius kurse ajo maksimale 9 gradë Celsius.

“Do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriu dhe veriperëndimit e lehtë deri mesatare”, thuhet në njoftimin e tyre.

/GazetaSinjali/