Një rast i dhimbshëm ndodhi të enjten në mbrëmje në Spitalin Rajonal në Gjakovë, ku një pacient që ishte duke u hospitalizuar ndërroi jetë. Policia është njoftuar për rastin dhe tashmë është iniciuar hetimi, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali merr vesh se bëhet fjalë për një 75-vjeçar, Marjan Krasniqi, i cili vuante nga një varg problemesh shëndetësore.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në repartin ku po trajtohej.
Pasi Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, janë ndërmarrë veprimet e nevojshme dhe është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit.
Me urdhër të tij, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
Ndryshe, viktima nuk kishte asnjë familjar përpos të birit, që po ashtu vuan nga probleme të rënda shëndetësore.