image Ky është i riu nga Gjilani i arrestuar për prostitucion bashkë me 21-vjeçaren nga Serbia, kërkohet paraburgimi i tij

Drejtësi

Ky është i riu nga Gjilani i arrestuar për prostitucion bashkë me 21-vjeçaren nga Serbia, kërkohet paraburgimi i tij

news image

Dy persona të dyshuar për mundësim prostitucioni që ishin objekt i hetimeve të zhvilluara nga Njësia për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, u arrestuan të hënën në Gjilan, nën dyshimin se kanë kryer këtë vepër penale në bashkëkryerje. Gazeta Sinjali raportoi se të arrestuarit janë një shtetase e Serbisë, Nadikana Gudinci dhe 28-vjeçari kosovar, Etrit Jashari.

Të njëjtit dyshohen se kanë kryer këtë vepër në motelin “Dardania” në Gjilan për një periudhë të caktuar. Pas arrestimit, ata u intervistuan nga zyrtarët kompetentë.

Ndaj shtetasit të Kosovës, i dyshuar për përfshirje në këtë rast, së shpejti pritet të bëhet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit.

Në anën tjetër, në lidhje me shtetasen e Serbisë, pritet të njoftohen autoritetet serbe për arrestimin e saj, përmes bashkëpunimit me ILECU.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/