image Ky është i riu nga Gjakova që u arrestua pasi dyshohet se shkaktoi aksidentin ku u përfshi autoambulanca

Siguri

Ky është i riu nga Gjakova që u arrestua pasi dyshohet se shkaktoi aksidentin ku u përfshi autoambulanca

news image

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për arrestimin e shoferit që shkaktoi sot një aksident trafiku në Gjakovë, ku u përfshi edhe një automjet i Autoambulancës, me ç’rast u lënduan 5 persona dhe vet i dyshuari. I riu që u arrestua lidhur me këtë rast tashmë është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije për Sinjalin se personi që u arrestua lidhur me këtë rast është Kastriot Prenrecaj, 24-vjeçar.  

Ai ishte duke lëvizur me veturën e tij të tipit Golf, kur për një moment ka bërë kthim të pasigurt, duke mos i dhënë përparësi kalimi autoambulancës, çka shkaktoi aksidentin dhe u përplas me autoambulancën.

Ndërkohë pesë personat e lënduar si pasojë e këtij aksidenti fillimisht janë dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Gjakovës, e më pas janë transferuar për në QKUK, për trajtim të mëtutjeshëm.

Pamjet nga ky aksident mund t’i gjeni në linkun e mëposhtëm.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/