image Ky është i dyshuari që u kap me heroinë në Prizren

Siguri

Ky është i dyshuari që u kap me heroinë në Prizren

news image

Gazeta Sinjali pak më parë raportoi për arrestimin e një personi në Prizren, pasi u kap në flagrancë me substancë të dyshuar narkotike të llojit heroinë.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë bëjnë të ditur se personi që dyshohet për posedim të paautorizuar të narkotikëve, është Armend Sezallari.

Sezallari është shoqëruar në stacion policor për intervistim dhe pas përfundimit të procedurave policore, prokurori ka nxjerrë aktvendim për caktimin e masës së ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Sinjali ka provuar që të marrë informacione nga Policia e Kosovës, por që të njëjtit kanë qenë të paqasshëm.

Sinjali do t’iu mbajë të informuar me detajet e reja.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/