image Ky është i dyshuari që u prezantua rrejshëm si polic në Prizren, duke përfituar para prej tre personave

Siguri

Ky është i dyshuari që u prezantua rrejshëm si polic në Prizren, duke përfituar para prej tre personave

news image

Një person është arrestuar në Prizren, pasi i njëjti është prezantuar rrejshëm si zyrtar policor, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet nga Prokuroria bëjnë me dije se bëhet fjalë për Seyfo Daniyol, i moshës 49-vjeçare.

I dyshuari u ishte prezantuar rrejshëm si zyrtar policor tre viktimave dhe se ai ka lidhje me shumë institucione shtetërore dhe ambasada të huaja.

I njëjti lidhur me këtë rast ka arritur që të përfitojë nga viktimat, të holla me vlerë prej 2.000 euro.

Siç mëson Sinjali, i dyshuari ka pranuar terësisht veprën penale dhe se i njëjti është edhe recidivist i veprave penale të natyrës së njëjtë.

Ai është ndaluar për veprën penale prezantim i rremë si person zyrtar, dhe është dërguar në mbajtje.

/GazetaSinjali/