image Ky është i dyshuari i fundit që ra në prangat e Policisë për mashtrime me subvencione

Siguri

Ky është i dyshuari i fundit që ra në prangat e Policisë për mashtrime me subvencione

news image

Gazeta Sinjali pak më parë raportoi për arrestimin e një tjetër personi në kuadër të aksionit të Policisë së Kosovës në koordinim me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës për dallavere me subvencione në sektorin e bujqësisë.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë bëjnë të ditur se personi që u arrestua është Rasim Zekaj 54-vjeçar.

Me vendim të prokurorit Zekaj është dërguar në mbajtje për 48 orë dhe ai do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhënia e ryshfetit’ dhe ‘Mashtrimi me subvencione’.

Kujtojmë se gjatë këtij aksioni janë arrestuar edhe 11 persona tjerë, në mesin e tyre 3 zyrtarët Liridon Fandaj – asamblist i Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Suharekës, Arton Elezi – zyrtar në Drejtorinë e Bujqësisë në Viti dhe Bekim Bruqi – zyrtar në Institutin e Bujqësisë në Pejë.

Sinjali ka siguruar listën me emrat e të arrestuarve, ku janë të përfshirë edhe tetë persona tjerë të dyshuar janë përfitues subvencionesh të cilët dyshohet se kanë përfituar subvencione përmes dhënies së ryshfetit dhe falsifikimit të dokumenteve.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/