image Ky është burri që dyshohet se ia theu hundën të dashurës së tij në Gjakovë, përfundon në ndalim policor

Siguri

Ky është burri që dyshohet se ia theu hundën të dashurës së tij në Gjakovë, përfundon në ndalim policor

news image

Gazeta Sinjali sot gjatë ditës raportoi për një rast të rëndë që ka ndodhur në qytetin e Gjakovës, ku një grua u sulmua brutalisht nga i dashuri i saj. Personi që dyshohet se i shkaktoi lëndime të rënda trupore 38-vjeçares tashmë është arrestuar dhe është ndaluar nga Prokuroria.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se bëhet fjalë për Sami Thaqin, 35-vjeçar, i cili dyshohet se rrahu keq të dashurën e tij, duke i thyer hundën.

Thaqi madje dyshohet se viktimën e ka marrë dhe e ka dërguar në një fshat të Rahovecit, ku më pas e ka lënë në mes të rrugës. 

E tmerruar për atë që i ndodhi, viktima arriti ta njoftojë Policinë, me ç’rast njësitet policore arritën në vendin e ngjarjes. 

Pas denoncimit 35-vjeçari është arrestuar dhe ndaj tij kanë nisur hetimet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Lëndim i rëndë trupor’.

Me urdhër të prokurorit, Thaqi është ndaluar për 48 orë.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/