image Ky është Bugatti për fëmijë që kushton 35 mijë dollarë

Automjete

Ky është Bugatti për fëmijë që kushton 35 mijë dollarë

news image

Bugatti ka nxjerrë në treg një makinë elektrike për fëmijë që kushton 35 mijë dollarë.

Makina quhet Bugatti Baby II dhe është një risjellje e makinës Bugatti Baby e rreth 100 viteve më parë.

Në vitin 1926, Ettore Bugatti donte të bënte një makinë për djalin e tij më të vogël dhe krijoi një imitim të Bugatti Type 35, një makinë shumë e famshme garash e asaj kohe.

Bugatti Baby II është për fëmijët e moshës 12-14 vjeç dhe shpejtësia maksimale e tij është 47 km/h./Gazeta Sinjali/