image Ky është bilanci i fundit i koronavirusit në Britani, shënohen shifra rekorde

Evropë

Ky është bilanci i fundit i koronavirusit në Britani, shënohen shifra rekorde

news image

Autoritetet shëndetësore në Britaninë e Madhe të enjten raportuan shifër rekorde prej 55.892 rastesh të reja të COVID-19 për 24 orë, transmeton Gazeta Sinjali.

Po ashtu gjatë kësaj periudhe u regjistruan edhe 964 viktima.

Kështu, numri i përgjithshëm i të vdekurve nga pandemia në shtetin ishullor shkoi në 73.512.

Ditëve të fundit, në Britani vazhdimisht janë regjistruar mbi 50.000 raste në ditë.

Numri i rasteve gjatë javës së kaluar është rritur për 24.3 për qind dhe ka shkuar në rreth 300.000. Mesatarja ditore e rasteve ka qenë mbi 40.000.

Shifrat filluan të rriten javën e kaluar, pas raportimeve për përhapjen e së paku dy varianteve të reja të koronavirusit. Varianti i parë i ri besohet se përhapet 70 për qind më shpejt se varianti fillestar i virusit.

Britania së fundi e miratoi për përdorim vaksinën e dytë të koronavirusit, të zhvilluar nga kompania “AstraZeneca” në bashkëpunim me Universitetin e Oksfordit.

Më parë, ky shtet e ka miratuar edhe vaksinën e kompanive “Pfizer” dhe “BioNTech”.

/GazetaSinjali/