image Ky është arsyetimi i plotë i Gjykatës Kushtetuese që vendosi pro dekretit të presidentit

Kosovë

Ky është arsyetimi i plotë i Gjykatës Kushtetuese që vendosi pro dekretit të presidentit

news image

Gjykata Kushtetuese sonte para pak minutash, ka shpallur vendimin pro dekretit të presidentit Hashim Thaçi, për kandidimin e Avdullah Hotit si kryeministër i ardhshëm i qeverisë së Kosovës.

Gjykata Kushtetuese me 7 vota pro dhe 2 kundër ka vendosur unanimisht që vendi të mos shkojë në zgjedhje por të formohet qeveria e re, e dekretuar nga presidenti Hashim Thaçi.

“Në vlerësimin e Dekretit [nr. 24/2020] të 30 prillit 2020 të Presidentit të Republikës së Kosovës, përmes së cilit “Z. Avdullah Hoti, i propozohet Kuvendit të Republikës së Kosovës kandidat për Kryeministër për të formuar Qeverinë e Republikës së Kosovës”, Gjykata, vendosi: (i) njëzëri që kërkesa e parashtrueseve të kërkesës është e pranueshme; (ii) njëzëri që Dekreti i kontestuar i Presidentit është në përputhshmëri me paragrafin 2 të nenit 82 [Shpërndarja e Kuvendit] të Kushtetutës”, shkruhet në vendim.

Më poshtë mund ta gjeni vendimin e plotë me përfundimet e Gjykatës Kushtetuese për dekretin e presidentit./ Gazeta Sinjali/