image Ky është 70-vjeçari nga Gjilani që u arrestua për sulm seksual ndaj mbesës 14-vjeçare

Siguri

Ky është 70-vjeçari nga Gjilani që u arrestua për sulm seksual ndaj mbesës 14-vjeçare

news image

Gazeta Sinjali raportoi sot se 70-vjeçari nga Gjilani S.D., i dyshuar për sulm seksual ndaj vajzës 14-vjeçare të mbesës së tij ka rënë në prangat e Policisë pasi u denoncua nga babai i viktimës. I moshuari është arrestuar në shtëpinë e tij në Gjilan dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se 70-vjeçari që po dyshohet për sulm seksual ndaj të miturës është Selim Duraku.

I dyshuari u denoncua në stacionin policor “Jugu” në Prishtinë, gjatë ditës së djeshme, nga babai i viktimës, i cili deklaroi se daja i gruas së tij ia ka sulmuar seksualisht vajzën e tij.

Ky rast që dyshohet se ka ndodhur mes datës 7 dhe 8 maj në Gjilan ka tronditur familjen e viktimës nga Prishtina.

Pas denoncimit të rastit, Policia ka intervistuar viktimën në prani të prindit dhe punëtorit të Qendrës për Punë Sociale, e cila ka dhënë versionin e saj se si u përball me sulmin seksual nga familjari.

Kujtojmë se janë rritur rastet kur të miturat janë viktima të ngacmimeve, sulmeve seksuale e dhunimeve nga persona të moshës së shtyer.

Sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës kushdo që kryen këtë vepër ndaj personit nën moshën 16 vjet, dënohet me burgim prej pesë (5) deri në dhjetë (10) vjet.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/