Gazeta Sinjali ka raportuar mbrëmë për nisjen e hetimeve nga Prokuroria Themelore në Prizren, lidhur me vdekjen e një personi në fshatin Lubizhdë të kësaj komune. Viktima u gjet pa shenja jete në rrugën “Drumi i Vjetër”.
Sinjalizues të Sinjalit thonë se personi që u gjet i vdekur është Afidin Karadzi, 65-vjeçar.
Fillimisht Policia ka pranuar një thirrje për t’i dalë në ndihmë viktimës i cili ishte pa ndjenja dhe dyshohej se kishte ndërruar jetë.
Me të dalë në vendin e ngjarjes, njësitet policore kanë kërkuar ndihmën e ekipit mjekësor. Një ekip i Emergjencës i është përgjigjur thirrjes dhe posa arritën në lokacion, kryen ekzaminimet dhe nga mjeku u konstatua se viktima ka ndërruar jetë.
Ndërkohë zyrtarët policorë kanë intervistuar një dëshmitar i cili ndodhej në vendin e ngjarjes, e që kishte provuar që t’i dalë në ndihmë personit që humbi jetën.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion dhe rasti është iniciuar ‘Hetim i vdekjes’.