image Ky është 54-vjeçari që u arrestua për krime lufte në Kosovë

Siguri

Ky është 54-vjeçari që u arrestua për krime lufte në Kosovë

news image

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë se pas hetimeve disamujore ka rënë në prangat e Policisë e Kosovës një person i cili dyshohet për krime lufte kundër popullsisë civile, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se bëhet fjalë për Jolic Caslav, 54-vjeçar, i cili u arrestua pas hetimeve të zhvilluara nga sektori për Hetimin e Krimeve të luftës, në koordinim me Prokurorinë Speciale, për krimet e kryera nga forcat serbe në luftën e fundit në Kosovë.

Sinjali mëson se personi i arrestuar dyshohet se ka kryer krime lufte në fshatin Gurrakoc të Istogut gjatë luftës në Kosovë në vitin 1998.

I njëjti pasi është prangosur është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar dhe me urdhër të Prokurorit është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Kujtojmë se hetimet e vazhdueshme për krimet kundër popullsisë civile kanë rezultuar me plot të arrestuar për krime lufte.

/GazetaSinjali/