image Ky është 51-vjeçari i arrestuar për tentim vrasjen në Gjakovë

Siguri

Ky është 51-vjeçari i arrestuar për tentim vrasjen në Gjakovë

news image

Një 51-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë pasi dyshohet për plagosjen e një personi mbrëmë në fshatin Dujakë të Gjakovës. Ai po dyshohet se ka qëlluar me armë në drejtim të një 42-vjeçari, duke i shkaktuar plagë të rënda.  Rastin për Sinjalin e konfirmoi edhe Policia, ndërkohë që burimet brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur identitetin e të arrestuarit.

Siç mëson Sinjali i arrestuari është Shpejtim Knushi. Ai dyshohet se ka plagosur viktimën M.J., pas një mosmarrëveshje që eskaloi në përdorimin e armës.

Policia po ashtu njoftoi për Sinjalin se viktima tashmë është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim mjekësor. Viktima dyshohet se pësuar plagë në gjoks dhe gjendja e tij shëndetësore mësohet të jetë e rëndë.

Lidhur me këtë rast, Policia ka konfiskuar armën me rastin e kontrollit policor te i dyshuari në momentin që është arrestuar.  

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. 

/GazetaSinjali/