image Ky është 22-vjeçari që u ekstradua nga Gjermania, dyshohet për vrasjen e të riut në Kaçanik

Ekskluzive

Ky është 22-vjeçari që u ekstradua nga Gjermania, dyshohet për vrasjen e të riut në Kaçanik

news image

Një qërim hesapesh mes dy grupesh, kishte rezultuar me fatalitet për 31-vjeçarin, Hasan Berisha. Keq e pësoi edhe vëllai i tij, Kastrioti, i cili mori plagë të rënda pasi u qëllua me armë zjarri. E dy të dyshuarit për vrasjen e rëndë në Kaçanik, kishin arritur që të arratisen nga vendi i ngjarjes dhe që nga 10 maji i vitit të shkuar ishin në kërkim policor, raporton Gazeta Sinjali.

Policia Rajonale në Ferizaj përmes një komunikate për media bën me dije se autoritetet gjermane kanë ekstraduar në Kosovës njërin prej të dyshuarve, i cili ishte arrestuar disa ditë më parë në Gjermani.

Bëhet fjalë për 22-vjeçarin, Lirim Tusha, i cili tashmë është dërguar në paraburgim për 30 ditë me vendim të Gjykatës Themelore në Ferizaj.

Lirim Tusha

Me kërkesë të autoriteteve vendore, sot, datë 16.09.2023, autoritetet e shtetit të Gjermanisë kanë ekstraduar në aeroportin e Prishtinës të dyshuarin L.T ( M/K ) i moshës 38 vjeçar, i cili ditë më parë është arrestuar në Gjermani. Policia Rajonale e Ferizajt të dyshuarin e ka dërguar në Gjykatën Themelore në Ferizaj dhe ndaj tij nga gjykata është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditëve, ndërsa në kërkim policor mbetet i dyshuari tjetër H.Q. ”, thuhet në njoftimin e Policisë.

I dyshuari tjetër, Hyqmet Qorri, ndodhet akoma në arrati dhe organet e hetuesisë po vijojnë kërkimet për lokalizimin e vendndodhjes së tij.

Hyqmet Qorri

Qorri dhe Tusha dyshohen se kanë shtënë me armë zjarri AK-47 në drejtim të dy vëllezërve, njërin prej të cilit e vranë, ndërkaq tjetrin e lanë të plagosur rëndë.

Detajet lidhur me vrasjen e rëndë mund t’i lexoni në linkun e mëposhtëm.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/