image Ky do të jetë moti për dy ditët e ardhshme në Kosovë

Kosovë

Ky do të jetë moti për dy ditët e ardhshme në Kosovë

news image

Moti për dy ditët e ardhshme në Kosovë është kryesisht i ngjashëm, i shoqëruar me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

Kështu ka bërë të ditur Instituti Hidometeorologjik i Kosovës, ku njoftuan se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-23 gradë Celsius

“Moti për dy ditë 07-08.08.2020. Mot kryesisht i ngjashëm, i shoqëruar me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh. Reshjet parashihen të jenë me intensitet më të zvogëluara në krahasim me ditët e fundit. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-23 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-5m/s”, thuhet në njoftimin e tyre./Gazeta Sinjali/