image KV Ulpiana e nis mbarë sezonin, triumfon ndaj Vëllaznimit

Sporte të tjera

KV Ulpiana e nis mbarë sezonin, triumfon ndaj Vëllaznimit

news image

Këtë fundjavë ka nisur sezoni i ri në Superligën e Kosovës në volejboll.

Ndeshja më interesante ishte ajo mes Ulpianës nga Lipjani dhe Vëllaznimit nga Gjakova.

Ekipi lipjanas shënoi fitore pas 5 setave, 3:2.

Vendasit e nisën mirë takimin duke fituar setin e parë me rezultat 25:18, për t’i humbur më pas dy tjerë, 20:25, 17:25.

Seti i katërt i takoi Ulpianës, 25:18, që barazuan duke e dërguar ndeshjen në setin final, shkruan Sinjali Sportiv.

Sikur e gjithë ndeshja, edhe seti i fundit ishte tejet dramatik. Ulpiana arriti ta fitonte në fund 16:14, duke e nisur kështu me fitore sezonin e ri në Superligë. /Sinjali Sportiv/