image Kuvendi sot vazhdon seancën, do të mblidhet edhe Kryesia
[wp-story id="814678"]

Politikë

Kuvendi sot vazhdon seancën, do të mblidhet edhe Kryesia

news image

Kuvendi i Kosovës sot do të vazhdojë punimet e seancës së kaluar, me pikat e mbetura të cilat ishin në rend dite, duke filluar nga ora 10:00.

Po ashtu sot do të mblidhet edhe kryesia e Kuvendit të Kosovës, ku në rend do të propozimi i rendit të ditës për Seancën plenare të radhës dhe interpelancën e ministrit të Financave, Hekuran Muratit.

“Deklarimet jashtë rendit të ditës,

Pyetjet parlamentare,

Interpelancë me ministrin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, z. Hekuran Murati për çështjen: “Cenimi i të drejtave të punëtorëve në administratën shtetërore me ndalimin e pagave, si dhe presioni mbi pushtetin lokal, ndërhyrja në autonominë e komunave”,

Shqyrtimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit për pasqyrat financiare të Ministrisë së Shëndetësisë për vitin 2021,

Shqyrtimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit për pasqyrat financiare të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës për vitin 2021 dhe shqyrtimi i Propozim-rezolutës për gjendjen në sektorin e shëndetësisë.”

/GazetaSinjali/