image Kuvendi ndan 200 mijë euro për t'u furnizuar me pije dhe artikuj ushqimorë

Financa

Kuvendi ndan 200 mijë euro për t’u furnizuar me pije dhe artikuj ushqimorë

news image

Kuvendi i Kosovës ka shpallur tender në vlerë 200 mijë euro për shërbime të hotelerisë.

Përmes njoftimit për kontratë të publikuar në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, është bërë me dije se kohëzgjatja e kontratës është për 36 muaj.

Në kontratë thuhet se këto mjete janë ndarë për furnizim me pije të nxehta dhe të ftohta (gjithsej 13 artikuj) dhe furnizim me artikuj ushqimorë (gjithsej 27 artikuj).

Kompanitë e interesuara për ta kryer këtë furnizim kanë afat që t’i dorëzojnë ofertat e tyre deri më 26 maj 2021, në orën 14:00.

/GazetaSinjali/