image Kuvendi miraton kërkesën e auditores Vlora Spanca për zbritjen e pagës

Financa

Kuvendi miraton kërkesën e auditores Vlora Spanca për zbritjen e pagës

news image

Deputetët e kanë mbështetur Propozim-vendimin e Komisionit Parlamentar për Buxhet, Punë dhe Transfere, për caktimin e pagës së auditorit, shkruan Gazeta Sinjali.

Nga 65 deputetë sa ishin në sallë, 64 prej tyre e mbështetën këtë vendim.

Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, kishte kërkuar nga Kuvendi i Kosovës zbritjen e pagës së saj nga rreth 3 mijë 800 euro me shtesa në 2 mijë e 800 euro ose 12 mijë euro më pak në vit./Gazeta Sinjali/