image Kuvendi me dy seanca këtë javë, në rend dite mocioni për shkarkimin e bordit të ZRRE dhe debati për mos-liberalizimin e vizave

Politikë

Kuvendi me dy seanca këtë javë, në rend dite mocioni për shkarkimin e bordit të ZRRE dhe debati për mos-liberalizimin e vizave

news image

Kuvendi i Kosovës do të mbajë dy seanca plenare këtë javë, raporton Gazeta Sinjali.

Njëra do të mbahet të mërkurën e 6 korrikut, e tjetra një ditë pas të enjten e datës 7.

Seanca e së mërkurës pritet të nisë në ora 13:00 dhe është vazhdim. Në të, pritet të shqyrtohen pikat e papërfunduara nga seancat plenare të mbajtura më 16, 22, 23, 30 qershor, si dhe të 1 korrikut.

Në këtë seancë, do të bëhet shqyrtimi i Mocionit për shkarkimin e Bordit të ZRRE-së.

Një ditë pas, në ora 10:00, ligjvënësit do të mblidhen për një seancë të re.

Në mesin e 9 pikave të rendit të ditës, pika e fundit në këtë seancë do të jetë debati parlamentar në lidhje me mos liberalizimin e vizave nga BE për Kosovën.

Këto janë pikat për këto dy seanca

/GazetaSinjali/