image Kuvendi mblidhet sot, debaton për rritjen e çmimeve

Politikë

Kuvendi mblidhet sot, debaton për rritjen e çmimeve

news image

Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot seancë plenare që pritet të fillojë në ora 10:00.

Në rend të ditës, ligjvënësit kanë edhe debatin parlamentar për masat që duhen marrë në ndihmë të qytetarëve përballë rritjes së çmimeve të produkteve esenciale, raporton Gazeta Sinjali.

Seancën e cila nis në ora 10:00 është thirrur nga Lidhja Demokratike e Kosovës, e mbështetur edhe nga partitë e tjera opozitare.

Disa propozime për kalimin e krizës tashmë veç dihen. Është kërkuar heqja e akcizës për karburantet, por edhe tërheqja e një pjese të mjeteve të Trustit.

Veç asaj, në rend dite është edhe shqyrtimi i Projektligjit për Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit, si dhe ai për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë.

Ky është rendi i plotë i ditës për seancën e sotme:

Seanca plenare

1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,

2. Pyetjet parlamentare,

3. Miratimi i procesverbalit nga seanca plenare e mëparshme,

4. Debat parlamentar për masat që duhet të ndërmerren për të ndihmuar qytetaret të përballen me rritjen e çmimeve në produktet esenciale,

5. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-017 për Agjencinë për parandalimin e korrupsionit,

6. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-108 për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë dhe të dhuratave,

7. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë Kosovare të Privatizimit për vitin 2021,

8. Shqyrtimi i Mocionit për shkarkimin e Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë,

9. Formimi i Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit për Ankesat e Mediave.

Kjo seancë ishte paraparë të mbahej të hënën por është shtyrë për arsye që nuk janë bërë të ditura.

/GazetaSinjali/