image Kuvendi i Kosovës nesër mban seancë të veçantë

Kosovë

Kuvendi i Kosovës nesër mban seancë të veçantë

news image

Kuvendi i Kosovës nesër do të mbajë një seancë të veçantë, në orën 11, raporton Gazeta Sinjali.

Në dokumentin e siguruar nga Gazeta Sinjali është bërë e ditur kjo seancë e veçantë do të mbahet me rastin e Ditës ndërkombëtare të përkujtimit dhe nderimit të viktimave të krimeve të gjenocidit, si dhe parandalimin e këtij krimi.

Kjo do të jetë edhe pika e vetme e rendit të ditës për ditën e nesërme.

/Gazeta Sinjali/