image Kuvendi i Kosovës bleu 30 mijë euro lule - Sinjali

Kuvendi i Kosovës bleu 30 mijë euro lule

news image

Kuvendi i Kosovës nënshkroi kontratë për furnizim me lule për nevoja protokollare, furnizim me lule dhe gjelbërim të oborrit të kuvendit, shkruan Gazeta Sinjali.

Për këto lule, nga buxheti i shtetit u derdhën plot 30 mijë euro.

Kjo kontratë është bërë publike në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik.

“FURNIZIMI ME LULE DHE BIMË TË TJERA Lot-1 Furnizimi me lule për nevoja protokollare Lot-2 Furnizimi me lule dhe bimë të tjera për gjelbërimin e oborrit (me peshim) Lot-3 Furnizimi me lule dhe bimë të tjera për gjelbërimin e oborrit (pa peshim)”, thuhet në njoftimin e KRPP-së.

Kontrata është nënshkruar në gusht të këtij viti./GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin