image "Kush po rren?"/Malishevës po ia ngatërrojnë shifrat e të infektuarve

Shëndetësi

“Kush po rren?”/Malishevës po ia ngatërrojnë shifrat e të infektuarve

news image

Mospërputhjet në shifrat e të infektuarve me COVID-19 në raportin 24 orësh në komunën e Malishevës janë bërë të përditshme.

Sipas Artan Paçarizit rezultatet që konfirmohen nga ta me thirrjet që bëjnë tek të infektuarit dhe ato që i bën publike Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike dallojnë me të madhe.

“Kohëve të fundit dallimi është shumë i madh, është aq i madh sa po na shkruajnë qytetarët bile me tituj në subjekt të emailit ‘Kush po rren?'”, ka thënë ai për Klan Kosovën,

Sipas tij, pavarësisht se kanë bërë edhe ankesë në dy institucionet relevante përgjigje nuk kanë marrë. Madje në listën që këtyre po iu dërgohen figurojnë edhe qytetarë nga Anamorava.

“Shumica me mbiemrin Bytyqi nga fshati Arllat futen si persona nga Malisheva. Në fakt janë nga komuna e Drenasit. Po kemi fshatra me emra të ngjashëm të cilët futen në komunën e Malishevës”, ka shtuar ai.

Nga Ministria e Shëndetësisë gjatë të hënës thanë se përgjegjës për këtë janë nga IKSHPK-ja. Këta të fundit nuk kthyen përgjigje në pyetjet e adresuara.

/Gazeta Sinjali/