image Kush janë dy mashtruesit që erdhën nga Shkupi për të shitur ‘dukat’ fals në Viti, një 60-vjeçar ra pre e tyre

Siguri

Kush janë dy mashtruesit që erdhën nga Shkupi për të shitur ‘dukat’ fals në Viti, një 60-vjeçar ra pre e tyre

news image

Një 60-vjeçar ka rënë pre e mashtrimit sot në qytetin e Vitisë, nga dy shtetas të Maqedonisë, të cilët ia hodhën keq, duke i shitur 1500 dukat fals. Dy të dyshuarit u kapën nga Policia kufitare, duke tentuar të ikin nga Kosova dhe u dërguan në mbajtje, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se dy personat e arrestuar për mashtrim janë Enver Bajrami dhe Tomislav Simonov.    

Gjithçka u zbulua pasi Policia nisi mbledhjen e provave për t’i identifikuar të dyshuarit që mashtruan 61-vjeçarin me dukat fals. Sinjali mëson se është bërë shikimi i kamerave të sigurisë, me ç’rast në momentin që ka ndodhur ngjarja është kuptuar se të dyshuarit janë larguar me një veturë me targa të Shkupit.

Kjo u bë ‘sebep’ që Policia pas një kohe të shkurtër t’i kap të dyshuarit, të cilët u shpallën në kërkim dhe u njoftuan pikat kufitare.

Sinjali mëson se dy shtetasit e Maqedonisë u ndaluan nga Policia Kufitare në Han të Elezit dhe u arrestuan si të dyshuar për mashtrim.

Rruga me paratë që shitën mall të falsifikuar iu ndalë në gjysmë dhe të njëjtit u ‘rikthyen’ në Kosovë, por këtë herë në stacion policor, ku pas intervistimit, u ndaluan për 48 orë.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/