image Kush janë deputetët e ardhshëm të Listës Serbe?

Kosovë

KQZ/ Kush janë deputetët e ardhshëm të Listës Serbe?

news image

Kandidatët e Listës Serbe në zgjedhjet e 6 tetorit kanë marrë numër të lartë të votave, as njëri prej tyre nuk ka më pak se 14 mijë vota.

Por ajo që dallon kandidatin më të votuar të Listës Serbe nga partit e tjera është se bartësi i listës nuk është më i votuari, por Jasmina Dediq ka marrë hiq më pak se 19 e 703 vota.

Po ashtu numri 2 më i votuar i listës Serbe, Milos Repoviq i cili ka 17 mijë e 276 vota po ashtu nuk ishte ndër të parët në listën e zgjedhjeve.

Igor Simic një prej figurave kryesore të partisë që drejtohet nga Goran Rakic, edhe pse ka qenë numri 1 i kësaj partie, sipas votave që ka marrë është renditur i katërti me vetëm 16 mijë e 566 vota të marra.

Ndërsa sipas të dhënave të KQZ-së deputeti më pak i votuar i Listës Serbe Slavko Simiq ka marrë 14 e 231 vota.

Ndërsa sot i ashtu quajturi Drejtor i Zyrës për Kosovë Marko Gjuriq ka thënë se nëse përfaqësuesve të Listës Serbe iu bëhet presion nga qeveria e re ata do të largohen nga institucionet e Kosovës.

“Në rastin e presioneve të reja ndaj institucioneve, shkollave, kujdesit shëndetësor, lirisë së lëvizjes, mosnjohjes së dokumenteve, të gjithë serbët në mjediset serbe në Kosovë do t’i lëshojnë institucionet e Prishtinës në formë solidariteti. Përfundimi tjetër është se presioni ndaj serbëve është intensifikuar, përmes shpalljes së ndalimit të automjeteve serbe, mosnjohjes së dokumenteve, për të bërë presion mbi Serbinë për të njohur (pavarësinë) e Kosovës “, tha Gjuriq. /Gazeta Sinjali/