image Kush është Predrag Markoviq, ish- ministri serb që në VV e cituan për deklaratën e tij për Kurtin

Kosovë

Reagimet/ Kush është Predrag Markoviq, ish- ministri serb që në VV e cituan për deklaratën e tij për Kurtin

news image

Predrag Markoviq, politikan dhe historian serb, ish- ministër i Kulturës dhe Informacionit të Qeverisë Vuçiq, gjatë ditës se djeshme kishte dhënë një deklaratë në mediat serbe për kryeministrin Albin Kurti, ku më pas edhe u citua në Vetëvendosje.

Gjatë ditës së djeshme deklarata e tij u citua se “koka e Albin Kurtit është më e mirë se një kompjuter”. Pre e kësaj deklarte kishte rënë edhe deputetja e Vetëvendosjes Fatmire Mulhaxha- Kollçaku, e cila ka bërë një postim në Facebook, por që më vonë e ka hequr.

Në fakt deklarata e politikanit serb është keqinterpretuar, sepse sipas Markoviç, Albin Kurti është negociatori më i rrëzikshëm shqiptar dhe se ai ka fituar në zgjedhje me urrejtjen që ka ndaj serbëve.

Deklarata e plotë e tij:

“Serbët në enklavat e vogla jetojnë në zgrip. Sa i përket pajtimit shteti serb i ka bërë të gjitha. Kurse pala shqiptare përherë bën ndonjë provokim.
Taksa psh. është provokim dhe një shkelje brutale e tē drejtave të njeriut. Ju nuk mundeni me ble Plazma keksa…
Vetë Albin Kurti ka demonstru, ka kallë prodhimet serbe.
Albin Kurti është negociatori më i rrezikshëm i mundshëm shqiptar, ai nuk është kriminel lufte, nuk është kriminel, flet ambël, flet perfekt anglishten,
njohës kompjuterësh. me grue norvegjeze, brez plotësisht i ri i politikanëve shqiptarë, është dinak dhe di të të flasë atë që veshët e Perëndimit kanë dëshirë ta dëgjojnë. Tashti situata jonë me negociatat objektivisht vështirësohet me Albin Kurtin.
Albin Kurti ka ardhë në pushtet me dy parulla: Një me luftën kundër
korrupsionit dhe me urrejtjën ndaj Serbisë dhe është e natyrshme që Presidenti ynë të bëhet nervoz kur takohet me njeriun i cili gjysmën e premtimeve zgjedhore e ka urrejtjën ndaj serbëve.”

Gjithashtu, Predrag Markoviq, ka qenë edhe Kryetar i Asamblesë Kombëtare të Serbisë gjatë viteve 2004-2007./ Gazeta Sinjali/