image Kusari-Lila merr pjesë në maratonën e mbajtur në Shkup, ku nuk njihet Republika e Kosovës
[wp-story id="814678"]

Rajon

Kusari-Lila merr pjesë në maratonën e mbajtur në Shkup, ku nuk njihet Republika e Kosovës

news image

Shefja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila ishte pjesë e një maratone që është mbajtur të dielën e kaluar në Shkup.

Deputetja ka vrapuar në gjysmë maratonë, duke zënë vendin e 104.

Në listën e rezultateve që ka publikuar platforma my2.raceresult.com, ndryshe nga garuesit që vinin nga shtete të tjera, për Kusari-Lilën dhe garuesit nga Kosova, nuk është shënuar fare emri i shtetit prej nga vinin.

Është dhënë informacione për grupin, rezultatin, gjininë, por jo edhe për shtetin e tyre.

Në listë shihet të kenë marrë pjesë garues të ndryshëm nga bota, nga SHBA, Serbia, Gjermani, Holanda e shtete të tjera.

/GazetaSinjali/