image Kurti viziton festivalin “Ulpiana Fest” që po mbahet në lokalitetin arkeologjik të Ulpianës

Histori

Kurti viziton festivalin “Ulpiana Fest” që po mbahet në lokalitetin arkeologjik të Ulpianës

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka vizituar gjatë pasdites së sotme festivalin “Ulpiana Fest”.

Sipas një komunikate të Qeverisë, festivali dyditor i cili ka karakter historik dhe kulturor, po mbahet në lokalitetin arkeologjik të Ulpianës dhe është i pari i llojit të tillë në gjithë Kosovën.

“Përmes tij synohet që të ngritët vetëdija dhe kureshtja e qytetarëve mbi rëndësinë e trashëgimisë kulturore në përgjithësi dhe lokaliteteve tona arkeologjike në veçanti. Me manifestimin e këtij festivali, shikuesve dhe pjesëmarrësve u ofrohen përjetime të copëzave nga antikiteti duke përfshirë veshjet, recetat ushqimore, lojërat, si dhe zejet artizanale. “Ulpiana Fest” që po mbahet me 16 dhe 17 shtator, organizohet nga OJQ “ET-G” në bashkëpunim me Departamentin e Antropologjisë në Universitetin e Prishtinës, dhe financohet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit”, thuhet në komunikatë.

/GazetaSinjali/