image Kurti uron kryeministrin e ri të Izraelit, pret forcim të marrëdhënieve në mes dy shteteve

Politikë

Kurti uron kryeministrin e ri të Izraelit, pret forcim të marrëdhënieve në mes dy shteteve

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka uruar Naftali Bennett, për zgjedhjen e tij si kryeministër i Izraelit, shkruan Gazeta Sinjali.

Ai ka shkruar se pret bashkëpunim dhe forcim të marrëdhënieve në mes të dy vendeve në mënyrë që të thellohet miqësia dhe më shumë.

“Urime Kryeministri i ri i Izraelit, Naftali Bennett. Pres që të punojmë së bashku për t’i forcuar marrëdhëniet dypalëshe midis dy vendeve tona dhe për ta thelluar miqësinë midis popujve tanë”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Edhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, e ka uruar Izraelin për zgjedhjen e qeverisë së re.

Opozita në Izrael nëpërmjet mocionit të mosbesimit ka rrëzuar udhëheqësin 12-vjeçar të vendit, Benjamin Netanyah./Gazeta Sinjali/