image Kurti uron Abdixhikun: Është interes i përbashkët që partitë të hedhin hapa në demokratizimin e brendshëm

Politikë

Kurti uron Abdixhikun: Është interes i përbashkët që partitë të hedhin hapa në demokratizimin e brendshëm

news image

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, e ka uruar Lumir Abdixhikun në detyrën e re në krye të Lidhjes Demokratike, shkruan Gazeta Sinjali.

“Dëshiroj të uroj punë të mbarë për z. Lumir Abdixhiku, i cili është zgjedhur kryetar i ri i LDK-së. Është interes i përbashkët i çdo qytetari të Kosovës që partitë politike të hedhin hapa përpara sa i përket demokratizimit të brendshëm, bashkëpunimit midis opozitës dhe qeverisë për punë të dobishme, por edhe opozitarizmi i fortë për çështje të argumentuara drejt e saktë”, shkroi Kurti.

Nga ana ime, thotë tutje Kurti, “vullneti e korrektësia për bashkëpunim në interes të vendit e në përputhje me verdiktin që qytetarët dhanë në zgjedhjet e 14 shkurtit, nuk do të mungojë asnjëherë”.

Të gjithë mund të japim shumë për Kosovën, e askush askujt nuk mundet më t’ia mohojë këtë të drejtë”, shkroi ai. /Gazeta Sinjali/