image Kurti: Unë nuk kam ndryshim radikal të qëndrimeve, Rama nuk mund të më bind për Vuçiqin

Kosovë

Deklaratë/ Kurti: Unë nuk kam ndryshim radikal të qëndrimeve, Rama nuk mund të më bind për Vuçiqin

news image

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se nuk ka ndryshim radikal të qëndrimeve, dhe se ai nuk do të bindet nga kryeministri Edi Rama, nëse qëllimi i tij është ta bind të ndryshojë qëndrim për presidentin serb Aleksandar Vuçiq.

‘’Nëse kryeministri Rama më mbush mendjen edhe mua edhe qeverisë së Republikës së Kosovës, që janë mbi 13 ministra, atëhere po, por jo pa një trajtim të vëmendshëm për atë se çfarë kanë bërë në të kaluarën’’, është përgjigjur Kurti në Rubikon, në pyetjen nëse Edi Rama mund ta bind të ndryshojë qëndrim lidhur me Aleksandar Vuçiqin.

Kurti gjithashtu ka potencuar se ai nuk ka ndryshim radikal të qëndrimeve dhe se tani e tutje do t’i shikojë gjerat nga brenda qeverisë.

‘’Unë nuk kam ndryshim radikal të qëndrimeve, tani unë do të kem mundësi dhe qasje për të kuptuar më mirë kontekstin dhe të kaluarën e një ideje’’, është shprehur Kurti./ Gazeta Sinjali/