Kryeminsitri në detyrë, Albin Kurti, ka telefonar familjet e dy viktimave të sotme nga koronavirusi në Kosovë.
Kjo u bë e ditur nga një postim i zëdhënësit të Qeverisë, Përparim Kryeziu.
“Sot gjatë ditës, Kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka telefonuar familjarët e dy viktimave të shënuara sot nga virusi Corona për t’u shprehur ngushëllimet më të sinqerta. Ne të gjithë, së bashku, ndajmë dhimbjen me familjet e S.N. nga Prishtina dhe atë të N.R. nga Prizreni”, ka shkruar Kryeziu.
Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, sepse askush nuk është imun ndaj virusit.
“Asnjëri nga ne nuk jemi imun ndaj virusit Corona, andaj edhe të gjithëve na takon përgjegjësia që ta ndalojmë përhapjen e tij. Ju lutemi rrini në shtëpi, mbani distancën e rekomanduar dhe kujdesuni për higjienën tuaj”, tha ai. /Gazeta Sinjali/