image "Të fala", Kurti u bën thirrje shqiptarëve në Serbi të regjistrohen

Politikë

“Të fala”, Kurti u bën thirrje shqiptarëve në Serbi të regjistrohen

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka ftuar shqiptarët të cilët jetojnë në Serbi që të regjistrohen në procesin që fillon sot, e zgjatë deri më 31 tetor.

Kurti ka publikuar një videomesazh në Facebook, ku ka thënë se shqiptarët në Serbi po përballen me diskriminim kombëtar e njerëzor, e së fundi edhe me pasivizim të adresave të tyre.

“Nga sot në tërë Serbinë, të dashur qytetarë shqiptarë, fillon regjistrimi i popullsisë dhe i pasurive. Shqiptarët që jetojnë në Serbi, në vazhdimësi përballen me diskriminim kombëtar dhe njerëzor, e së fundi edhe me pasivizim të adresave të tyre. Prandaj regjistrimi që fillon sot e përfundon më 31 tetor, për shqiptarët nuk është vetëm statisitikë”, ka thënë ai.

Kurti më tutje i ftoi shqiptarët që jetojnë atje t’i përgjigjen regjistrimit.

“Ftoj shqiptarët që jetojnë në Serbi, veçanërisht në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc që t’i përgjigjeni regjistruesve duke regjistruar vetën e familjarët, shtypjes, ju ftoj që t’i përgjigjeni me regjistrim. T’i përgjigjeni pasivizimit duke regjistruar çdo shqiptar, edhe ata që gjinden me banim në Kosovë e diasporë”, ka thënë ai.

Në fund të videomesazhit, kryeministri deklaroi “ju faleminderit e shumë të fala”.

GazetaSinjali/