image Kurti tregon se kur mund të implementohet reciprociteti ndaj Serbisë

Kosovë

Konferencë/ Kurti tregon se kur mund të implementohet reciprociteti ndaj Serbisë

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se Qeveria e Kosovës nga data 1 prill do të fillojë  implementimin gradual të reciprocitetit ndaj Serbisë.

Kurti në një konferencë të jashtëzakonshme për media theksoi se kjo do të bëhet  në rast se Serbia nuk e përfill vullnetin e Qeverisë së Kosovës për heqjen e taksës si dhe në rast se Serbia nuk pushon fushatën kundër Kosovës te ndërkombëtarët.

“Në rast se Serbia nuk e përfill vullnetin e mirë të Qeverisë së Kosovës për eleminim e barrierave ekonomike, tregtare, politike në raportet e ndersjella dhe për pasojë nuk e pushon fushatën jomiqësore në rrafshin ndërkombëtar, atëherë Qeveria e Kosovës me fillim nga data 1 prill do të nis me implementimin gradual të principit të reciprocitetit njëherë në fushën e tregëtisë e më pastaj edhe në atë ekonomike e politike”, ka deklaruar Kurti.

Ai theksoi se reciprociteti i plotë tregtar, ekonomik, politik instalohet pas 15 qershorit./Gazeta Sinjali/