image Kurti tregon se kur do ta heqë taksën: Ne nuk bëjmë gabime

Politikë/ Kurti tregon se kur do ta heqë taksën: Ne nuk bëjmë gabime

news image

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se zëvendësimi i taksës me reciprocitet ndaj Serbisë do të bëhet pasi kjo masë të elaborohet nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik.

Kurti ka thënë se qeveria e tij nuk do të bëjë gabime, andaj presin analizë të kësaj çështje nga kjo ministri.

“Tarifa do të zëvendësohet me reciprocitet. Mos u ngutni sepse duhet fillimisht do ta bëjmë elaborimin e reciprocitetit dhe porsa ta kemi këtë se e ka marrë Ministria e Zhvillimi Ekonomik, e më pastaj do ta zëvendësojmë tarifën 100 për qind. Por ne nuk bëjmë gabime, shkojmë drejt, mbarë dhe në rrugën tonë të mirë”, ka thënë Kurti.

Këto komente, Kurti i ka bërë pas hapjes së ekspozitës “Kujtesa e Kosovës, portrete të Adem Demaçit në pikturë dhe fotografi”./Gazeta Sinjali/