image Kurti thotë se edhe Osmani është opozitë e Qeverisë Hoti

Politikë

Kurti thotë se edhe Osmani është opozitë e Qeverisë Hoti

news image

Ish-kryeministri Albin Kurti, vlerëson se opozitë e qeverisë së re t-ë kryesuar nga Avdullah Hoti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, është edhe kryeparlamentarja Vjosa Osmani.

Kurti thotë se një qeveri e tillë me një opozitë kaq të fort i ka të gjitha mjetet për zgjedhje të reja.

“Protestat janë të pashmangshme, protestat do të jenë paqësore dhe ne jemi partia më e madhe në Kosovë. Jemi partia e parë në Kosovë, jemi subjekti politik kryesor e më i fuqishëm në Republikën e Kosovës. Andaj, mendoj se me një qeveri të tillë të dobët, një opozitë kaq e fuqishme që përbëhet nga Lëvizja Vetëvendosje dhe ndokush tjetër, duke e theksuar këtu në veçanti kryeparlamentaren Osmani, padyshim se i ka të gjitha mjetet e duhura për rezultatin e nevojshëm –  e këto janë zgjedhjet e reja dhe shkurtimi i jetës së qeverisë së paligjshme”, tha Kurti për REL./Gazeta Sinjali/