image Kurti thotë se do t'i rrisë pagat në sektorin privat: Nuk mund të ketë pagë nën 350 euro

Kosovë

Zotim/ Kurti thotë se do t’i rrisë pagat në sektorin privat: Nuk mund të ketë pagë nën 350 euro

news image

Kryeminstri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë punëtorisë së organizuar nga Oda e Afarizmit të Kosovës, ka deklaruar se paga në sektorin privat nuk mund të jetë në 350 euro.

Kurti theksoi se qeveria e tij do të punojë në rritjen e pagës minimale në sektorin privat.

“Është absurde që paga minimale në sektorin publik të jetë mbi 500 euro, ku në pesë vitet e fundit ajo është rritur për 100 euro. Kjo rritje nuk ka ndodhur as për 15 euro në sektorin privat. Shteti duhet të ndihmojë këtu sepse kjo nuk mund të jetë në rregull dhe nuk mund të ketë pagë nën 350 euro”, tha kryeministri Kurti./Gazeta Sinjali/