image Kurti takon Solanën, flasin për situatën në Kosovë

Politikë

Kurti takon Solanën, flasin për situatën në Kosovë

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar në Madrid ish–Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Javier Solana.

Temë e diskutimit mes Kurtit dhe Solanës padyshim ishte siguria në Kosovë, rajon, por dhe Evropë përballë luftës ruse në Ukrainë.

Ata u takuarn gjatë një vizite në muzeun kombëtar Museo Nacioanl del Prado, ku Solana është Drejtor i Patronazhit të këtij muzeu.

“Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen për rolin e z.Solana gjatë dy momenteve përcaktuese për popullin tonë: çlirimin tonë në vitin 1999, si dhe shpalljen e pavarësisë në vitin 2008”, thuhet në njoftimin e kryeministrisë.

Tutje, në njoftim thuhet se përvoja e Solanës si ish-Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s është e çmueshme dhe e paharrueshme për popullin e Kosovës.

Ndryshe, Kurti është për vizitë zyrtare në Madrid ku do të marrë pjesë në Kongresin e Internacionales Socialiste.

/GazetaSinjali/